GRYKA E KAÇANIKUT

HYRJA

12/05/2009 10:20

MIRËSERDHËT NË FAQEN TONË TË INTERNETIT


Të nderuar musafir dhe vizitor të faqes sonë,

Jeni lidhur për momentin me një faqe interesante për ju, dhe kemi nderin të ju përshëndesim për interesimin tuaj, tek Shoqëria Kulturore – Artistike “ GRYKA E KAÇANIKUT “  , e cila si synim të vetmin ka; ruajtjen dhe kultivimin e traditës sonë gjithëkombëtare, përpjekja jonë që ta ruajmë identitetin tonë kombëtar për mes kulturës traditës dhe trashëgimis sonë të lashtë, si dhe luftimin e asimilimit total.
Kjo është një përpjekje e vogël, që përmes këngëve, valleve dhe melosit tonë kulturor, të mbjellim tek gjeneratat e reja një frymë identiteti dhe ruajtje të qenurit shqipëtar.
  identifikohet përmes këngëve, valleve dhe melodive burimore, si dhe veshjeve tipike në të gjitha trojeve shqipëtare, dhe me këtë, ne synojmë që të rrisim bashkëpunimin me të gjitha subjektet pa marr parasysh bindjen politike, fetare, nacionale dhe regjionale.
Me një laramani zhanresh që një shoqëri kulturore mund ti ketë, ne jemi mundua, që të ju ofrojmë bagati dhe kënaqësi kulturore për mes orkestrës sonë me vegla burimore autoktone, përmes këngëtarve tanë të njohur, për mes vallëtarve tanë të dy grupeve.
Dhe kështu ne jemi në shërbimin tuaj sa herë që ju kërkoni nga ne, në manifestimet kulturore, në festat kombëtare, në festat familjare, dhe shpresojmë se do të ndahemi të kënaqur me vlerat tona artistike.
Me kënaqësi ne ju mundësojmë informacione edhe më të gjëra, dhe më të sakta, kur ju do të kontaktoni me ne dhe me forma tjera të bashkëpunimit.
Shoqëria Kulturore – Artistike “GRYKA E  KAÇANIKUT“ punon dhe vepron vetëm për ju.

 

afsdafdafsabn
Back

Search site

© 2009 - 2010