GRYKA E KAÇANIKUT

HISTORIKU I SHKURTËR I SHKA “ GRYKA E KAÇANIKUT “

07/05/2009 12:55

    HISTORIKU I SHKURTËR I SHKA “ GRYKA E KAÇANIKUT “

 

Aktiviteti kulturor në Kaçanik në mënyrë të organizuar ka filluar qysh pas mbarimit të luftës së dytë botërore dhe atë botë SHKA e organizuar ka qenë ajo e “ Përparimi “e cila dekada të tëra e ka mbajtë aktivitetin kulturor . Duke ju falenderuar aktivitetit të SHKA “ Përparimi “ në vitin 1978 filloi për herë të parë edhe Festivali i SHKA-ve të Kosovës i cili u mbajt deri më 1988 por për arsye që tani më dihet pushoi aktiviteti i këtij Festivali . Duke ju falenderuar aktivitetit dhe punës së kësaj shoqërie filloi edhe masovizimi i kulturtës në tërësi në këtë komunë , kështuqë tani ne kemi një numër të madh të shoqërive të cilat me programet e veta që u paraqitën anë e kënd Kosovës e viseve të tjera u mirëpritën jashtëzakonisht mirë.

Meqenëse koha e okupimit klasik të Kosovës e bëri të veten , aktiviteti i shoqërive tanimë të afirmuara filloi të zbehet pasiqë numër i madh i këtyre amatorëve e muar botën në sy duke emigruar në shtetet e perëndimit . Kjo bëri që edhe aktiviteti kulturor të bjen në masë të madhe në komunën e Kaçanikut.Duke parë se do të vjen deri te një amulli edhe më e madhe kulturore me ndërmjetësimin e DRejtorisë për Kulturë , Rini e Sport dhe duke i falennderuar edhe në masë të madhe punëtorët e arsimit e në radhë të parë profesionistëve të kulturës muzikore u arrit marrëveshja që në kuadër të komunës së Kaçanikut të formohet një shoqëri e re e që është pasuese e atyre të mëhershmëve me emrin e ri “ Gryka e Kaçanikut “.

Kjo shoqëri bëri kthesë të madhe dhe për një kohë të shkurtër arriti të ketë një numër të madh të të rinjëve dhe të rejave që duan të mirren me aktivitetet kulturore.Shoqëria e re dhe me risi do të jetë një krah i madh i aktivitetit kulturor jo vetëm në komunën tonë por do të jet edhe në nivelin kombëtar.

Tradita jonë kulturore kombëtare ,me gjithë vështirësitë e mëdha të jetës së popullit nën okupimin shekullor nuk u shua kurrë.Përkundrazi vazhdoi të jetë ushqim shpirtëror për edukimin e brezave për të bukurën e artit popullor dhe për vlerat që reflekton ai edhe në traditat kulturore të përbotshme.

Ruajtës dhe kultivues i kujdesshëm nëpër kohë i këtyre vlerave qe edhe Kaçaniku , si burim i pashterrshëm i talentëve dhe talenteve të reja . Energji e theksuar krijuese në këtë frymë është reflektuar , madje edhe gjatë okupimit të fundit klasik. Sidomos vlen të përmenden vitet 70-80-ta , kur vepronte numër i madh shoqërishë amatore në këtë trevë , duke zënë vende meritore edhe në festivale të ndryshme kombëtare. Në këtë mes me traditë ishte sidoms SHKA “ Përparimi “ i Kaçanikut , e cila pati një jetë mbi gjysmëshekullore.

Barbaria okupuese serbe sidomos viteve të fundit të okupimit u përpoq të shuaj çdo aktivitet kulturor.

Ditë më të mira edhe për kulturën dhe artin popullor erdhën pas luftës çlirimtare të UÇK-së.

            Në këtë frymë DKRS senzibilizoi shpirtin krijues të amatorëve , duke kërkuar edhe përkrahjen e intelektualëve profesionist.

Drejtoria ftoi publikisht audicionin për amatorët më 18 shkurt – në Han të Elezit dhe më 20 shkurt në Kaçanik.

            Rezultati seleksionues i audicionit u publikua më 3 mars 2004, ndërkaq më 22 mars 2004 në Shtëpinë e Kulturës “ Xheladin Kurtaj “ u mbajt mbledhja themeluese e Shoqërisë Kulturore Artistike me emrin propozues “ Gryka e Kaçanikut “ , si vazhduese e aktivitetit të shoqërive amatore në Komunë , e veçanarisht vazhduese e SHKA “ Përparimi “ të Kaçanikut, me pretendime që të jetë shoqëri reprezentative në nivel komunal, e që ishte edhe ide e DKRS.

Kështu , u përmbush i tërë kushti përmbajtësor që Drejtoria ti propozojë Bordit të Drejtorëve zyrtarizimin e SHKA “ Gryka e Kaçanikut “ në kuadër të DKRS.

            Mirëpo , me arsyetimin e pamundësisë buxhetore për financimin ekskluziv të kësaj Shoqërie nga buxheti komunal, Bordi i Drejtorëve sugjeroi që Shoqëria të themelohet mbi bazë thjeshtë amatore , duke qenë e përkrahur nga Drejtoria si edhe gjithë shoqëritë tjera.

Më 24 maj 2004 , Bordi i Drejtorëve i Kuvendit të Komunës së Kaçanikut , me vendimin Nr. 337/04 zyrtarizoi themelimin e Shoqërisë Kulturore Artistike “ Gryka e Kaçanikut “ . Sipas këtij vendimi Shoqëria hapi edhe gjirollogarinë e vet.

            E motivuar për punë , Shoqëria “ Gryka e Kaçanikut “ , debutoi me një koncert për nder të maturantëve të komunës sonë , ku morën pjesë bashkarisht edhe anëtarë të shoqërive tjera në komunë…

Në Festivalin e XVI të Shoqërive dhe Ansambleve Kulturore Artistike “ Kaçaniku 2004 “ , SHKA “ Gryka e Kaçanikut “ , edhe pse si debutante , në mesin e tetë shoqërive konkuruese , nga Juria profesionale u shpërblye me vendin e dytë.

            Megjithë vështirësitë që patëm , falë angazhimit të përkushtuar të udhëheqjes së Shoqërisë dhe DKRS , arritëm të konsolidohemi duke u pajisur me vegla muzikore dhe kostume kombëtare.

Duhet cekur , gjithashtu edhe mirëkuptimin dhe gatishmërine e Drejtorisë së Shtëpisë së Kulturës “ Xheladin Kurtaj “ për krijimin e kushteve mbrenda këtij objekti , si për ushtrimet e anëtarëve edhe me zyrën e përhershme për Shoqërinë.

             Shoqëria Kulturore Artistike “ Gryka e Kaçanikut “ tani ka 84 anëtarë , në mesin e tyre veteranë , të rinj, nxënës të shkollave të mesme e fillore , të cilët veprojnë në seksione të ndryshme si: këngëtarë, valltarët, grupi folklorik etj.

documenti.jpg (330391 bytes)

Kryetari i Shoqërisë 

Prof. Sylejman Haxhiu

 

 
afsdafdafsabn
Back

Search site

© 2009 - 2010